Promovohet libri për fëmijë “Tregime nga Tuzi” në Tuz
Në sallën solemne të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz, u realizua ceremonia e promovimit të librit/fletores për ngjyrosje “Tregime nga Tuzi”.
Në praninë e nxënësve dhe stafit arsimor, fjalët përshëndetëse u mbajtën nga drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, z. Alen Gjokaj, autorja e tekstit, znj. Adrijana Husić, si dhe zëvendësdrejtori i shkollës, z. Marjan Lulgjuraj.
Shpresojmë që shfletimi dhe ngjyrosja e ilustrimeve të nxisin ndjenja dashurie, kujdesi dhe krenarie tek brezat e rinj, duke kontribuar kështu në kultivimin e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore.

