FEST N’GOTË

“Fest n’gotë” – një mbrëmje kushtuar shijeve dhe tradites së Malësisë

Mbrëmë, ne restorantin “Barka e Nojës”, Organizata Turistike e Tuzit organizoi manifestimin “Fest n’gote”.

Pjesëmarrësit patën mundësi të degustojnë verërat dhe rakinë e prodhuesve nga komuna jone, si dhe te ndjekin panelin e diskutimit, ku morën pjesë doktori i inxhinierisë teknologjike, z. Mark Lekoçaj, dhe një ndër prodhuesit më të mëdhenj të verës në Malësi, z. Pashko Dedvukaj.

Mbremja u pasurua me tingujt e bukur te muzikes klasike, te interpretuar nga i riu Mateo Nicaj, si dhe me muzikë burimore, të interpretuar nga z. Agron Pllumaj së bashku me nxënësit e tij.

Për pjesën gastronomike t mbrëmjes u kujdes mjeshtri i kulinarisë z. Anton Noja Sinishtaj, duke plotësuar atmosferën me shijet e kuzhines sone.

Organizata Turistike e Tuzit do te vazhdoje te promovoje produktet vendore, veprimtarite tradicionale dhe gastronomine e Malesise, me synimin që, krahas bukurive tona natyrore, t’u ofrojmë qytetarëve dhe vizitoreve sa mê shume pervoja autentike dhe atraktive.

Source : https://www.instagram.com/reel/Dd1TwfnIaBr/?utm_source=ig_web_copy_link&stkn=MzRlODBiNWFlZA==

Add a Comment

Your email address will not be published.

Tuzi Travel platform

Is part of the "Digital Map" project
by the Municipality of Tuzi