Orari i ri: 9 linja autobusi Tuz – Podgoricë
Orari i linjave të autobusëve që operohen nga „Komunale – Komunalno” Tuz është përditësuar në Tuzi Travel. Ai përfshin nëntë linja mes Tuzit dhe Podgoricës, të cilat lidhin Vranjin, Vllanën, Dushiqin, Vuksanlekajn, Shipshanikun, Dheun e Zi dhe Rakiqin me qendrën e Tuzit dhe Podgoricën.
Çfarë ka të re në faqe
- orari i plotë për të 9 linjat, me oraret e nisjes nga çdo stacion
- skema dhe harta e itinerarit për secilën linjë
- nisja e radhës e theksuar, sipas orës aktuale
- lidhje për vendndodhjen e çdo stacioni në hartë
Autobusi i parë niset nga Vranji në orën 06:00, ndërsa i fundit nga Podgorica në orën 19:10. Autobusët qarkullojnë vetëm ditëve të punës (e hënë – e premte) – të shtunën dhe të dielën nuk ka nisje.
Udhëtimi është falas – shpenzimet i mbulon Komuna e Tuzit. Linjat shkollore do të shtohen së shpejti në faqe.
Recent Posts
admin0 Comments
Orari i ri: 9 linja autobusi Tuz – Podgoricë
admin0 Comments
KUNGULL FEST
admin0 Comments