Komuna e Tuzit ju fton në Pazarin e Dimrit

Komuna e Tuzit ju fton në Pazarin e Dimrit, i cili do të mbahet në Sheshin Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga 20 dhjetori 2025 deri më 2 janar 2026. Gjatë këtyre ditëve festive, sheshi do të shndërrohet në një ambient të ngrohtë dhe solemn, ku tradita, kultura dhe argëtimi do të krijojnë një atmosferë të veçantë dimërore.
Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë një ofertë të pasur, ndërsa më të vegjlit do të argëtohen me aktivitete të dedikuara posaçërisht për ta.
Programi i mbrëmjes do të pasurohet me performanca të artistëve të njohur të estradës, të cilët me interpretimet e tyre do të sjellin gëzim dhe energji për të gjithë të pranishmit.
Pritja e Vitit të Ri më 31 dhjetor do të organizohet po në shesh, me këngëtarë të njohur që do të sigurojnë një natë festive dhe të paharrueshme.
Mirë se vini!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1531606778400156&set=a.560868358807341