Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Tiranë (11–12 Shkurt)
Si organizatë turistike, pjesëmarrja jonë për herë të dytë në Panairin e Turizmit në Tiranë ishte një përvojë shumë pozitive dhe e vlefshme. Gjatë këtyre dy ditëve prezantuam ofertat dhe paketat tona turistike, si dhe ndamë vizionin dhe objektivat tona për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit.
Zhvilluam takime të rëndësishme me partnerë dhe përfaqësues të tjerë të sektorit, duke shkëmbyer ide dhe duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi. Kjo eksperiencë na ndihmoi të forcojmë prezencën tonë në treg dhe të zgjerojmë rrjetin tonë profesional, duke u ndjerë më të përgatitur dhe më të sigurt




