Old Timer Fest Malësija 2026 sjell adhuruesit e veturave klasike në Tuz
Për disa ditë me radhë, pjesëmarrësit e “Old Timer Fest Malësia 2026” qëndruan në Komunën tonë, ku vizituan pikat më të njohura të Malësisë dhe u njohën me bukuritë e saj natyrore e turistike.
Manifestimi kulmoi me ekspozimin e mbi 30 automjeteve klasike në Sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Në praninë e një numri të madh vizitorësh, aktivitetin e hapi drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, Alen Gjokaj. Programi vazhdoi me vlerësimin e automjeteve dhe ndarjen e çmimeve, ku çmimi për automjetin më të bukur të “Old Timer Fest Malësia 2026” iu nda Idriz Mushkolajt nga Deçani, me automjetin me numër 7, duke përmbyllur me sukses një tjetër edicion të këtij manifestimi.
Burimi: https://www.instagram.com/p/DaKdGvFDK1k/



















